» ​Federata e Futbollit e Anglisë kërkon falje për komentet seksiste ndaj ekipit të grave

​Federata e Futbollit e Anglisë kërkon falje për komentet seksiste ndaj ekipit të grave

Federata e Futbollit të Anglisë është detyruar të kërkojë falje pas akuzave se kishte bërë komente seksiste ndaj ekipit të grave kur e kishte postuar një fotot të kësaj skuadre në llogarinë zyrtare të ekipit të grave të Kombëtares së Anglisë.
Të martën, llogaria zyrtare e kishte postuar një foto të futbollisteve të Kombëtares pak para ndeshjes kundër Australisë, dhe në mbishkrim kishin thënë: “Duken të mira, apo jo?”, transmeton Gazeta Express.

Shumë persona në Twitter iu përgjigjën duke i thënë se ky koment ishte seksist, dhe për këtë arsye Federata më vonë e kishte fshirë këtë ‘tweet’, si dhe e lëshuan një deklaratë zyrtare ku kërkuan falje.

“E kemi fshirë atë koment dhe kërkojmë falje për çfarëdo dëmi që mund të kemi shkaktuar”, ka thënë një zyrtar i FA.

Edhe vetë trajneri i kësaj kombëtare, Phil Neville, ishte detyruar të kërkonte falje për disa komente seksiste që kishte bërë në Twitter para se të emërohej trajner i ekipit të grave të Kombëtares së Anglisë.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera