» E pabesueshme si e kapi ky njeri gruan e tij duke e tradhtuar

E pabesueshme si e kapi ky njeri gruan e tij duke e tradhtuar

Një burrë në Peru është ndarë nga gruaja e tij, pasi zbuloi disa fotografi intime të saj me një tjetër burrë në Google Maps.

Ai po kërkonte në Google Maps mënyrën më të lehtë për të shkuar në urën e famshme në Lima, kryeqytetin e Perusë, kur e pa një grua në fotografitë e Google Street.

Në foto shihej një grua me një bluzë të bardhë, xhinse dhe take, ulur në një stol duke ledhatuar flokët e një burri i cili po qëndronte shtrirë me kokën e tij në prehrin e saj, transmeton Gazeta Express.

Ai vërejti se rrobat e gruas ishin identike me të gruas së tij – dhe kur e afroi më afër fotografinë, zbuloi se ishte ajo.

Fotografitë ishin bërë nga vetura e Google me kamerë, më 2013.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera