» NASA ndërpret transmetimin direkt: Difekt në motorin e anijes kozmike. Ulje emergjencee për dy astronautët/video

NASA ndërpret transmetimin direkt: Difekt në motorin e anijes kozmike. Ulje emergjencee për dy astronautët/video

Problemet shfaqen menjëherë pas lëshimit të anijes kozmike Sojuzit, anija e cila duhej të çonte astronautin amerikan Nick Hague dhe rusin Alexeï Ovtchinine në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

 

Raketa kishte difekt të motorit. Në mënyrë të veçantë, problemi ndodhi “në sekondën e  119-të të fluturimit, kur u ndanë blloqet anësore të fazës së parë nga blloku qendror i fazës së dytë të anijes”.

 

Të dy astronautët janë gjallë dhe kanë rënë në Kazakistan, ku nisja u zhvillua në orën 10.40 (me orën tonë) këtë mëngjes. “Ne jemi mirë, për aq sa mund të jemi, pas një eksperience të tillë”, deklaruan, sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti. Hague dhe Ovtchinine duhet të kalonin më shumë se gjashtë muaj në orbitë./360grade.al


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera