» NATO për kufijtë Kosovë-Serbi: Nëse i ndryshoni, do merremi edhe me këtë

NATO për kufijtë Kosovë-Serbi: Nëse i ndryshoni, do merremi edhe me këtë

Ideja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë po monitorohet nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe NATO-n, kreu i së cilës ka siguruar se aleanca do të merret me këtë çështje, nëse ndodh që të bihet dakord për ndryshim kufijsh.

Ideja për korrigjim kufijsh është propozuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak muaj më parë dhe duket se është përkrahur nga pala serbe. Por pothuajse të gjitha palët politike në Kosovë janë kundër kësaj zgjidhjeje, e cila do të ishte në fakt një realizim i një propozimi të Serbisë, këtu e shumë vite më parë.

Serbia kërkon të marrë Mitrovicën e Veriut dhe fshatra serbë në Veri të Kosovës, ku përfshihet Liqeni i Ujmanit dhe miniera e Trepçës. NATO, një organizatë sigurie dhe mbrojtjeje për të gjithë anëtarët e saj, druhet se ndryshimi i kufijve në vija etnike, do të hapte konflikte të tjera të rajon për devijime të ngjashme të kufirit, për të krijuar shtete deri diku “të pastra” etnikisht, një koncept i dënueshëm në BE dhe pjesën më të madhe të botës, shkruan lapsi.al.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Jens Stoltenberg, ka folur për qëndrimin e aleancës ushtarake mbi këtë çështje. Stoltenberg ka thënë se NATO do të merrej me çështjen e kufijve, vetëm nëse Beogradi e Prishtina do të bënin ndonjë lëvizje. “E keni parë çfarë thonë anëtarët e ndryshëm, e porosia e rëndësishme nga NATO është se ne mbështesim dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet”, tha ai për RTS.

“NATO e ka ndihmuar vendosjen e dialogut, që tani zhvillohet nën mandatin e Bashkimit Europian. NATO dhe BE nuk mund t’i zgjidhim problemet, por ne mund të ndihmojmë. Nëse do të ketë ndonjë lëvizje në lidhje me kufijtë, ne do të merremi me këtë”, theksoi ai.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera