» Kosova luan ëndrrën për në Europian, sonte pret Maltën në “vullkanin Fadil Vokrri”

Kosova luan ëndrrën për në Europian, sonte pret Maltën në “vullkanin Fadil Vokrri”

Kosova do të presë Maltën në sfidën e tretë të grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve, mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sfida që nis prej orës 20:45, është një tjetër shans i artë për “dardanët”, për ëndrrën e kualifikimit direkt për në Europianin e vitit 2020.

kosova

Në dy takimet e para formacioni i Bernard Shaland ka barazuar 0-0 në transfertë me Azerbajxhanin si dhe ka fituar 2-0 me Ishujt Faroe. Këtë radhë përballë është një tjetër përfaqësuese e vogël europiane, Malta, por gjithsesi aspak për t’u nënvlerësuar.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë, madje ky impiant konsiderohet i vogël krahasuar me kërkesat e tifozëve për bileta. Madje ka pasur pakënaqësi nga vetë futbollistët e Kosovës, pasi nuk kanë mundur të sigurojnë bileta për familjarët e tyre.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera