» Selena Gomez në krizë paniku, shtrohet në një spital psikiatrik

Selena Gomez në krizë paniku, shtrohet në një spital psikiatrik

Pas transplantimit në veshka në 2017, Selena Gomez ka probleme të ndryshme, si kriza paniku dhe kriza emocionale.

Ylli i pop-it është shtruar në një klinike psikiatrike në East Coast, pas një krize e shkaktuar nga një numër alarmant i ulët i rruazave të bardha të gjakut. Sipas Tmz, këngëtarja është shtruar dy herë në javët e fundit.

Sipas asaj që raporton Tmz, Gomez ka kërkuar të dalë nga Cedars-Sinai Medical Center e Los Angeles, por mjekët e kanë ndaluar.

Kjo ka shkaktuar një krizë të madhe nervozizmi, aq sa këngëtarja është përpjekur të shkulë fluturën nga krahu. Lajmi vjen disa ditë pasi ylli njoftoi një tjetër pauzë në rrjete sociale. Ndër të tjera as ylli dhe as stafi i saj nuk kanë komentuar atë që thonë disa burime.

Gomez ju nënshtrua një transplantimi në veshka në 2017 për shkak të sëmundjes lupus. Organi ju dhurua asaj nga mikesha Francia Raisa dhe Selena pas operacionit kishte rrezikuar të vdiste pas disa komplikacioneve.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera