» Bleona shkëlqen me fustanin e nusërisë! Nuk mund të mungonte komenti epik i Ermal Mamaqit

Bleona shkëlqen me fustanin e nusërisë! Nuk mund të mungonte komenti epik i Ermal Mamaqit

Gjatë kësaj jave, këngëtarja Bleona Qereti do të publikojë produksionin e saj më të ri me titull “Monster”. Lajmin e bëri të ditur vetë Bleona nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

Këngëtarja shqiptare u shfaq e veshur me fustanin e bardhë dhe dukje një nuse rrezëllitëse. Bleona kishte zgjedhur një fustan të ngushtë pas trupit në ngjyrë të  bardhë, me krahë të fryrë, ku binin në pah linjat e saj të përsosura.

Fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku bie në sy ai i Kejvina Kthellës dhe Ermal Mamaqit. “E bukur”, i shkruan velina e “Xing me Ermalin”.

Ndërkohë moderatori i njohur i komenton: “Për hajër o Zot, kush do të të marri…”. “Të dua”, ia kthen Qereti duke e shoqëruar komentin me disa imoji që qeshin.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera