» U zgjodh kapiten i Kombëtares/ Mërgim Mavraj “bëhet” grek

U zgjodh kapiten i Kombëtares/ Mërgim Mavraj “bëhet” grek

Mërgim Mavraj është grek. Zyrtarisht, me letra e kemi fjalën. Ose të paktën këtë ka lënë të kuptohet mbrojtësi i Kombëtares, në ditën që u zgjodh edhe kapiten i Shqipërisë me votat e shokëve të skuadrës.

Në një postim në “Instagram”-in e tij, qendërmbrojtësi i përfaqësueses ka publikuar një foto të pasaportës greke dhe madje falënderonte edhe në gjuhën helene “Faleminderit Greqia”.

Postimi qëndroi vetëm për pak minuta, sepse me sa duket nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e tij. Fakti që e ka hequr shumë shpejt, e nënkupton këtë, por mundet që të ketë pasur edhe arsye të tjera.

Gazeta “Panorama Sport” raporton se ka pyetur vetë futbollistin për këtë çështje, por Mavraj refuzoi të jepte një përgjigje.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera