» Analiza: Kushdo që kishte borxh në dollarë, tani është në telashe

Analiza: Kushdo që kishte borxh në dollarë, tani është në telashe

Kina dhe taksat, shpjegojnë frikën e madhe në Wall Street, i cili dje pësoi një rënie të rëndë, sidomos për rezervat e teknologjisë shumë të vlerësuar: më pak se 831 pikë Dow Jones, Nasdaq minus 4%. Në marrëdhëniet SHBA-Kinë, si dhe në koston e parave, po mbyllet një epokë. Investitorët e dinë se një epokë shumë më e vështirë po hapet. Përshtatja ka të ngjarë të jetë traumatike. Tranzicioni mund të përfshijë goditje globale. Për të kuptuar rëndësinë e “çështjes kineze” duhet ri-lexuar fjalimi që ZV Presidenti i SHBA, Mike Pence, që ka mbajtur një javë më parë në Institutin Hudson në Uashington. Ai sinjalizoi përkeqësimin më serioz të marrëdhënieve midis dy superfuqive që nga viti 1972, kur samiti Nixon-Mao hapi mardhëniet. “Ekziston rreziku i mbylljes para syve tanë të një epokë bashkëpunimi midis dy superfuqive botërore që zgjat 46 vjet.”

 

Dhe nuk është vetëm gabimi i Donald Trump, përkundrazi. Në disa aspekte ky president e ka përshpejtuar kohën e një përballjeje që ishte e pashmangshme. Jo vetëm komerciale, por edhe politike dhe ushtarake. Historiani Graham Allison i Universitetit të Harvardit, duke cituar Luftën e Peloponezit, ka paralajmëruar për “kurthin e Tukididit”, ose më sakt rreziku që një fuqi në rritje dhe një tjetër në rënie, përfundonjë në një luftë të pashmangshme, apo ndonjë formë konflikti “Vendimtar” : qoftë ai ekonomik-financiar, apo kibernetik-dixhital. Xi Jinping pëlqen të citojë këtë metaforë për Greqinë e lashtë; por ai ka kontribuar më shumë se kushdo tjetër në përkeqësimin  e marrdhënieve.

Xi ka treguar të jetë një model monumental i udhëheqësit nacional-populist, sovranist, proteksionist dhe ksenofobik, shumë kohë përpara se Trump të shfaqej në horizont. Ekspansionizmi ushtarak kinez ka alarmuar japonezët, koreanët dhe vietnamezët edhe para amerikanëve. Gjithçka po koagulon, tani që lufta tregtare fillon të kafshojë ekonominë kineze. Fondi Monetar Ndërkombëtar sheh një ngadalësim të rritjes në të dy ekonomitë kryesore të botës, amerikane dhe kineze. Në rastin e Pekinit, ekziston mina me sahat e borxhit publik të barabartë me 300% të PBB-së; plus të gjithë borxhin që Xi, me forcë eksporton në vendet në zhvillim, me “Rrugët e reja të Mëndafshit”. Këto  investime titanike  në infrastrukturë kanë kosto të mëdha; vendet që pranojnë “ofertat” kineze për të ndërtuar autostrada dhe hekurudha, portet dhe aeroportet, linjat e telekomit dhe termocentralet, bëhen debitorë të Pekinit në kushte të paqarta. Papritmas Pakistani u gjend i paaftë të paguante dhe vrapoi për të kërkuar shpëtimin e FMN-së; ende nuk dihet shuma e borxheve të tij, kryesisht ndaj Republikës Popullore.

 

Kësaj I shtohet fundi i shpallur i parave të lehta. Terapia e Rezervës Federale që lejoi daljen nga kriza e vitit 2008, e kishte përmbytur planetin me dollarë që bliheshin lirë, kredi me interesa të reduktuara.  Prirja në të kundërt ka filluar prej kohësh, normat po rriten, “batica” e dollarit po tërhiqet. Kushdo që kishte borxhe në dollarë, tani është në telashe. Kush ka portofole të mëdha të investimeve në obligacione, letra me vlerë me të interesa fikse, po shohin që kapitali zhvlerësohet dukshëm (kur rritet rendimenti, obligacionet para-ekzistuese humbasin vlerën). Nuk ka asgjë të papritur, kjo epokë e re ishte parashikuar që më parë. Por jo të gjithë donin ta kuptonin.

Ata që ndihmuan në rënien e Wall Street kanë qenë veprimet e Padronëve të Webit/Rrjeteve. Një komponent i tretë është kështu flluska spekulative e ekonomisë dixhitale, e cila kishte arritur në kuotat e  “njëqind miliardave” në pak kohë. Gjigantët e teknologjisë, të përkëdhelur dhe të adhuruar për një kohë të gjatë, zënë një kryqëzim të rëndësishëm në krizën SHBA-Kinë./360grade.al


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera