» Aksion i madh i IKMT tek ‘Syri i Kaltër’ : Do shemben 16 objekte/OSHEE ndërpret energjinë

Aksion i madh i IKMT tek ‘Syri i Kaltër’ : Do shemben 16 objekte/OSHEE ndërpret energjinë

Të paktën 16 objekte janë planifikuar që të shemben sot në zonën turistike të ‘Syrit të Kaltër’ në Sarandë, pasi figurojnë pa leje.

Përmes një reagimi IKMT ka sqaruar se objektet në fjalë janë 1 dhe 2 katëshe dhe me strukturë druri.

 

“IKMT ka nisur sot nje operacion ne zonën turistike te “Syrit te Kalter”, bashkia Finiq. Eshte planifikuar prishja e 16 objekteve nje dhe dy kateshe, me struktura druri, me funksione shërbimi. Objektet qe do te prishen jane pa leje ndërtimi”, sqaron IKMT. Ditën e sotme, në këtë zonë do të stakohet edhe energjia elektrike, për shkak të punimeve që do të kryen.
(ed.me/BalkanWeb)


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera