» LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar

Shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Arapi, është ndarë sot nga jeta në moshën 89-vjeçare.

1539241827_ShuhetshkrimtariinjohurFatosArapi

 

 

JETA DHE VEPRA

Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi Kurorën e artë, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë çmim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj;Ddisa romane: Dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; Disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, Në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera