» Publikohen formacionet zyrtare, Shqipëria vjen me surpriza…

Publikohen formacionet zyrtare, Shqipëria vjen me surpriza…

Do të luhet në orën 20:00 në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Jordanisë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pas humbjes ndaj Skocisë, skuadra e Kristian Panuçit do të kërkojë të reagojë, për të qenë me moralin lartë, në sfidën zyrtare të ditës së shtunë, atë ndaj Izraelit.

elbasan arena1

Në përballjen e sotme, tekniku italian, Panuçi ka surprizuar me formacionin, duke bërë shumë ndryshime. Kapiten është zgjedhur Mërgim Mavraj.

shqiperia-1

Shqipëria nuk ka asnjë përballje direkte me Jordaninë, e cila renditet në vendin e 110-të në FIFA. Kjo kombëtare nuk ka marrë pjesë asnjëherë në finalet e Kupës së Botës, mirëpo rekordi i saj është pjesëmarrja tri herë në Kupën e Azisë, në të cilën dy herë ka arritur në çerekfinale, 2004 dhe 2011. Gjithashtu, referuar rekordeve, Jordania ka triumfuar dy herë në turnetë Pan Arabike të shumësportëshit në botën arabe.

121503

Kjo përfaqësuese drejtohet nga ish-mbrojtësi i Belgjikës, Vital Borkelmans, i cili ka nisur karrierën si trajner me Dender në sezonet 2010-’12 dhe në periudhën 2012-2016 ka qenë asistent i trajnerit të Belgjikës. Amer Shafi, portieri kapiten i përfaqësueses, është rekordmeni me 134 ndeshje. Fitorja më e thellë në histori është me Nepalin, 9-0 në vitin 2011 dhe humbja më e thellë janë disfatat 6-0 ndaj Kinës në 1984-ën dhe ndaj Japonisë në 2012-ën.

20:00 | Shqipëri-Jordani 

FORMACIONET ZYRTARE: 

SHQIPËRIA: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi

JORDANIA: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni, Bakhit. Trajner: Vital Borkelmans

qewew

 


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera