» Mesi “shpëtimtari” i Barcelonës, ja ku do të renditeshin katalanasit pa golat e “pleshtit”

Mesi “shpëtimtari” i Barcelonës, ja ku do të renditeshin katalanasit pa golat e “pleshtit”

Barcelona nuk po gëzon formë të mirë këtë fillim sezon në La Liga.Kampionët në fuqi të Spanjës pas tetë xhirosh kanë arritur vetëm katër fitore, duke barazuar tri herë e duke humbur një herë, me 19 gola të shënuara e nëntë të pranuara.

mesi

Diçka e njëjtë nuk mund të thuhet për Lionel Messin, që jo në pak ndeshje ka marrë mbi supe skuadrën për të evituar humbjen, duke shënuar gola vendimtar, siç ishin ata ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Valencias në La Liga. Ndërsa spanjollja “AS” ka bërë një analizë me ndikimin e Mesit te rezultatet e Barcelonës. Ylli argjentinas ka shënuar gjashtë gola në La Liga këtë sezon, dhe katër prej tyre i kanë sjellë tre pikë Barcelonës.

barcelona

Në mungesë të Lionel Messit, Barcelona do të kishte tre pikë më pak, dhe me 12 pikë do të renditej në vendin e shtatë në La Liga.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera