» Zbulohet videoja nga dasma: Gruaja e Khabibit është e mbuluar, ajo mbetet mister

Zbulohet videoja nga dasma: Gruaja e Khabibit është e mbuluar, ajo mbetet mister

Boksieri nga Rusia, Khabib Nurmagomedov, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së medieve botërore, përcjell Insporti.com.

Një gjë e tillë ndodhi pas fitores së madhe të arritur në UFC ndaj irlandezit Conor McGregori.

Mirëpo, njerëzit dinë shumë pak për jetën e tij private.

Ai u martua në vitin 2013, por deri më sot askush nuk e di se si duket gruaja e tij.

Këto ditë, pasi është në qendër të interesit të publikut botëror, fotografitë e martesës së djaloshit nga Dagestanit janë zbuluar.

Pa dyshim që ishte një martesë shumë e lumtur, por gruan e tij nuk e ka parë askush pasi është e mbuluar.

Gruaja e rusit që i përket fesë islame dhe në dasmë u mbulua me një vello të trashë pasi që feja e kërkon një gjë të tillë.

Ajo mbetet mister i vërtetë për të gjithë botën.

Gjithashtu, mister është fakti nëse ka fëmijë pasi që jetën private ai e ruan në maksimum. /Insporti.com


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera