» Çfarë duhet të dini para se të vizitoni këto destinacione të mrekullueshme udhëtimi

Çfarë duhet të dini para se të vizitoni këto destinacione të mrekullueshme udhëtimi

Planifikimi i një udhëtimi mund të jetë një detyrë e sikletshme. Kujdesi i itinerarit të përsosur për një largim të shkurtër duke shmangur frikën, gjithnjë të pranishme, të kurtheve turistike dhe gafave, mund të prishin një udhëtim që para se të fillojë. Të qenit i vetëdijshëm për aktivitetet dhe vendet për tu anashkaluar, është po aq e rëndësishme sa të gjesh kohë për vendet sekrete, që nuk duhen humbur. Më poshtë janë AD Magazine,  jep disa destinacione, me këshilla të vendalinjve, për të hequr kokëçarjen nga planifikimi.

Panoramic view of Jamaa el Fna square during the sunset

Marrakech, Marok

Për turistët, Marrakeshi mund të duket si një labirint i pazgjidhshëm në shikim të parë. Grumbulli i souks dhe i tregjeve të erëzave mund ti lënë të gjithë që enden më kot. Ndërsa jeni në rrugën tuaj drejt Jemaa el-Fna, mbani në mend se vendasit shpesh i shndërrojnë shenjat e rrugëve për të ngatërruar vizitorët, duke u dhënë atyre udhëzimet e duhura kundrejt një tarife të vogël.

large golden temples and soldiers in formation

Bangkok, Tajlandë

Edhe pse mund të tundoheni të largoheni nga Bangkok për ishujt idilikë përreth, menjëherë pas uljes në Tajlandë, gjeni kohë për thesaret e vendit, si Pallati i Madh. I përbërë nga ndërtesa të shumta, Pallati i Madh përfshin Tempullin e Budës së Smeraldit, banesat e ish-mbretërve dhe kopshte të përkryer.

large grave-sites made of stone

Buenos Aires, Argjentinë

Jetoni një histori unike të Buenos Aires, duke u përhumbur Varrezat Recoleta. Mauzoleume me zbukurime janë vendet e pushimit përtej vdeksjes të disa banorëve të shquar të vendit, si Eva (Evita) Perón dhe Presidenti argjentinas Domingo Faustino Sarmiento.

 

a large domed observatory on top of a mountain overlooking LA

Los Angjelos

Rrokni një pamje spektakolare të Qytetit të Yjeve nga Observatori Griffith, do tju bënte të ndiheshit si një zog në fluturim. Ky shembull i shndritshëm i arkitekturës së art deco është vendosur në majë të L.A., duke patur pamje të mrekullueshme të shenjës së Hollivudit dhe duke ofruar një shfaqje të dritave të pakrahasueshme gjatë natës.

Manhattan Bridge in the evening

Qyteti i Nju Jorkut

Po, Big Apple është një pamje mbresëlënëse për të parë, por nëse mendoni se Nju Jorku është i kufizuar në ishullin e Manhatanit, fatkeqësisht jeni gabim. Bashkitë rrethuese kanë po aq shumë për të ofruar vizitorëve. Brooklyn, për shembull, ka kohë që ka qenë shtëpia e shumë banorëve të vendit, duke pasur një pamje të mrekullueshme të horizontit të Manhatanit.

Red Square with Saint Basil's Cathedral at morning twilight

Moska

Zemra e Moskës qëndron në tërheqjen e saj më të gjallë, Sheshi i Kuq. Nga atje, ju mund të shihni katedralen ikonike të Shën Vasilit, Kremlinit dhe vendeve të tjera historike. Ndërkohë që ju mund të josheni nga rrugët e rrëmujshme të Moskës dhe kafenetë e nxehta, merrni një moment për tu zhytur në historinë e Luftës së Ftohtë të Rusisë me një vizitë në Bunker 42. E vendosur 65 metra nën tokë, kjo pjesë unike e historisë është i vetmi hapësirë ​​ushtarake e deklasifikuar në Rusi.

A tourist walking next to evaporation ponds in the southern part of the Dead Sea.

Izrael

Në hapësirën prej pesë orësh, mund të udhëtoni Izraelin nga fillimi në fund dhe të shihni çdo terren që mund të imagjinohet. Duke notuar në pikën më të ulët të Tokës në Detin e Vdekur në mëngjes dhe në darkë , të festosh në qytetin metropolitan të Tel Avivit.

 

men cast their fishing nets near the Louvre Abu Dhabi

Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

Saadiyat është një ishull i dedikuar tërësisht për artet dhe kulturën që nuk mund të humbasësh gjatë vizitës tuaj në Abu Dhabi. Vizitoni Louvrin e ri, të hapur kohët e fundit në Abu Dhabi, projektuar nga arkitekti Jean Nouvel.

 

People walk through the Grand Bazaar, one of the largest and oldest covered markets in the world

Stambolli

Pasi sheh thesarin bizantin të Stambollit në Hagia Sophia (Shën Sofinë), humbisni në labirintin e Pazarit të Madh, i cili përbëhet nga më shumë se 5.000 dyqane.

 

Swimmers in the beautiful classical style Thermal Bath and spa in Budapest

Budapest, Hungari

Zhyteni veten në qytetin e vërtetë të Spas dhe vizito në një nga banjot e famshme të Budapestit, si Baths Gellert ose Baths Termike Széchenyi.

 

Customers sitting at sunny tables outside Wellington pub in London

Londër

Ndërsa Londra vazhdon të tejkalojë kufijtë në kuzhinën internacionale dhe koktejleve, nuk ka vend më të mirë për të përjetuar thelbin e qytetit sesa në një pub të vërtetë. Kërkoni një ndërtesë të mirë në Lindjen e Londrës, të drejtuar nga një barist me një theks të fortë, gjeni një vend për tu ulur, dhe shijoni një krikëll ose dy si një vendas.

 

Aerial view of 'Plaza Vieja' or 'Old Plaza'. The famous place features colorful Spanish colonial architecture

Havanë, Kubë

Ecni rreth Havanës të Vjetër për të kuptuar shpirtin e Kubës. Ndërsa rajoni është plot plazhe dhe sheshe të bukura, Plaza Vieja është padyshim historikisht më e rëndësishme, që daton nga mesi i viteve 1500.

 

Tourists in horse drawn carriage cross bridge

Amsterdam

Eksploroni lagjen Jordaan, më aktiven e Amsterdamit. Enduni nëpër rrugët e ngushta dhe vizitoni shumëllojshmërinë e galerive të artit dhe dyqanet antike, ose thjesht admironi arkitekturën historike holandeze.

a tourist boat cruises on the river Seine toward the Pont Alexandre III bridge and the Eiffel tower at sunset

Paris

Edhe një intinerar i planifikuar me shumë kujdes për në Paris do e lër çdo turist pa vizituar disa nga destinacionet më të veçanta. Për të shikuar në një kohë të shkurtër  “thesaret”  më të çmuara arkitekturore të qytetit, mund të lundroni  përgjatë lumit Seine, ku ju mund të merrni një pamje të papenguar të këtyre kryeveprave, pa pasur nevojë të zigzagoni në të gjithë qytetin.

 

The medieval astronomical clock adorns the southern wall of the Old Town City Hall in the Old Town Square of Prague, Czech Republic

Praga, Republika Çeke

Sheshi i Qytetit të Vjetër duhet të jetë në krye të listës tuaj gjatë vizitës në Pragë. Jo vetëm që sheshi historik ka qenë relativisht i paprekur që nga viti 1400, por është edhe shtëpia e një prej orëve astronomike, më të ruajtura akoma në punë që datojnë në kohët mesjetare.

 

a line of people climb the Sydney Harbour Bridge

Sydney

Admironi gjithçka që Sidni ka për të ofruar, nga plazhet e saj mahnitëse, deri në Opera e Sidneit, të para nga maja e Sydney Harbor Bridge. Megjithëse ngjitja është pak e vështirë (dhe e frikshme!). Pamja ia vlen.

 

General view of the Museu Nacional d'Art de Catalunya

Barcelona

Megjithëse Sagrada Familia duhet të jetë destinacioni juaj numër një në Barcelonë (dhe, po, ia vlen të shihet), sigurohuni që të bëni një kthesë në distriktin më pak të njohur Montjuic për të parë Muzeun e Arteve Katalonje. Paguani vetëm 5 euro për të marrë një ashensor deri në majë dhe për të shijuar pamje panoramike të të gjithë qytetit.

 

a view of a tall stone mountain surrounded by green trees

Rio de Janeiro, Brazil

Pasi të keni mbaruar së admiruari statujën e famshme të Krishtit Shëlbues, hipni në një teleferik të vogël në majë të malit Sugarloaf. Kjo copë thelbësore e horizontit të Rio-s është ambienti i përsosur për të kaluar një perëndim të qetë në qytetin e gjallë.

 

Shoppers browse stores and boutiques along Haji Lane in the area of Kamplon Glam in Singapore

Singapore

Shëtisni poshtë Haji Lane, rruga plot me ngjyra. Rruga e ngushtë është e mbushur me dyqane lokale unike, që mbajnë sende të çuditshme që nuk mund të gjenden kudo tjetër.

 

Triumphal arch at the Parc du Cinquantenaire / Jubelpark in Brussels, Belgium

Bruksel, Belgjikë

Relax në luks ashtu si Mbreti Leopold II do të kishte bërë. Parc Du Cinquantenaire historike është një nga vendet më të bukura në Bruksel, që strehon më shumë se 35,000 artefakte brenda territorit të saj.

 

 A general view of the sunset in the picturesque village of Oia (Ia) on Santorini Island

Santorini, Greqi

Ndërsa Santorini bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor, në stinët e larta, rrugët e vogla të mbuluara me ngjyrë blu mund të mbingarkohen me kalimtarët e panumërt , gjatë ditës. vizitoni në rajonin e verës pak të njohur të Santorinit dhe shijoni një gotë verë vinsanto larg kaosit të turmave.

 

a mountain range covered in evergreen trees

Vancouver, Kanada

The Grouse Grind Hike është një domosdoshmëri për çdo të dashuar pas natyrës  që është duke vizituar Vancouver. Për amatorët e hikerin, ngritja prej 2.800 metra në majën e Grouse Mountain do të marrë afërsisht dy orë dhe do t’ju japë pamje spektakolare të qytetit.

 

The church of Salute and gondolas are seen at sunset on the Grand Canal

Venecia

Vizitoni  arkitekturën e mrekullueshme të qytetit ujor nëpërmjet gondolës për një eksperiencë vërtet autentike veneciane./360grade.al


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera