» Mimoza Demiri: Republika Xheisilave!

Mimoza Demiri: Republika Xheisilave!

Nga Mimoza Demiri

Çdo ditë vërtetojmë që vendi ynë është shumë i përshtatshëm të bësh kareierë vetëm nëpërmjet skandaleve, mashtrimeve me paramendim për të arritur një qëllim … tashmë jam e bindur dhe heq dorë nga sentimentalizmi femëror pa njohur mirë çfarë fshihet mbrapa djallëzive të tyre.

Ne nuk na zë gjumi për “viktimën” haemi si kuç’t e maç’t ndër kohë “viktima” bredh me makina të modeleve të fundit duke fol pa e luajtur prapanicën nga sedilja që ka rehatuar pa punuar kurrë në jetën e saj. Pë këtë lloj kategorie tashmë filloi aktiviteti politik dhe së shpejti e kemi në parlament meqë nuk ka zë për të kënduar.

Nuk është as e para dhe as e fundit “viktima” që dhe emrin e ka problematik ku askush nuk ja lexonte sakt, në fund të fundit ka gjetur rrugën që politika shqiptare ka si shembull prej dekadash ku blenë dhe shet pushtetin, gjithashtu dhe njerëzit kush i prish terezinë…. jepi vajzë se të siguroj që një ditë do të shohim në foltoren që mezi po të pret. Republika e xheisilave po triumfone dhe do zaptojnë ekranet tona nga klikimet për to.
Largëëë sa me larg këtij llumi shoqërore.

 


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera