» Rriten çmimet e ushqimeve dhe naftës, inflacioni shkon në 2.1%

Rriten çmimet e ushqimeve dhe naftës, inflacioni shkon në 2.1%

Rritja e çmimeve të ushqimeve këtë vit dhe e çmimit të naftës kanë bërë që të rritet paraja në buxhetin e shtetit vitin e fundit.

Kështu inflacioni vetëm gjatë muajit të kaluar ishte 2.1 % ndërsa një vit më parë ishte 1.6%.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se çmimet e ushqimeve kanë vijuar të rriten gjatë muajit shtator dhe vlera e lartë e naftës është reflektuar në tregun vendas.

Sipas Monitor rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”.

Gazeta shkruan:

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,58 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije  alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje. Krahasuar me muajin shtator 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5,2 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Komunikimi” me 0, 7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Shërbimi arsimor” me 0,5 %, etj.”

Ushqimet që kanë pësuar rritje të çmimeve kanë qenë zarzavatet ku përfshihen edhe patatet, të gjitha llojet e frutave, vajrat dhe yndyrnat si dhe qumështi, djathi edhe veza.

Të vetmet që kanë pësuar ulje çmimi kanë qenë sheqeri, reçelrat dhe ëmbëlsirat. Po ashtu rritje të madhe çmimesh kanë pësuar tekstet shkollorë dhe produkte të tjera që përfshihen në grupin  “Argëtim dhe Kulturë”.

Rritje kanë pasur edhe veshjet dhe këpucët, pijet jo alkoolike, dhe transporti. Nga ana tjetër janë ulur çmimet për kafenetë dhe hotelet si dhe pijeve alkoolike dhe duhanit.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera