» Reagon Vuçiç: Kemi dërguar ofertën më të mirë, por shqiptarët nuk po i duan paratë serbe

Reagon Vuçiç: Kemi dërguar ofertën më të mirë, por shqiptarët nuk po i duan paratë serbe

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është ankuar dje për refuzimin e ofertës së blerjes së Telekomit Shqiptar nga Telekomi serb.

Siç u shpreh ai “refuzimi i parave serbe, është refuzim i investitorëve dhe se një gjë e tillë dërgon një mesazh të keq”.

Sipas tij, Serbia ka dërguar ofertën më të mirë , por që siç thotë ai, shqiptarët nuk po i duan paratë serbe.

“Kam dëgjuar nga përfaqësuesit tanë që ne kemi dërguar ofertën më të mirë, mirëpo ministri shqiptar i Telekomunikacionit tha se Serbia nuk mund ta blejë Telekomin Shqiptar. Ai dëshiron të thotë se nuk i duan paratë serbe. Dhe kjo është e frikshme”, ka thënë ai.

Kujtojmë se sipas burimeve të disa mediave atje, Serbia kishte bërë ofertë prej rreth 60 milionë eurosh për të blerë Telekomin Shqiptar, mirëpo e njëjta ishte refuzuar.


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera