» Paralajmërimi i gazetarit: “PD ka dosje që do të trazojnë Tiranën. I afërmi i një anëtari të qeverisë është masakruar”

Paralajmërimi i gazetarit: “PD ka dosje që do të trazojnë Tiranën. I afërmi i një anëtari të qeverisë është masakruar”

Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar ekzistencën e një dosje nga ana e Partisë Demokratike, përmes së cilës do të trazojë shumë ujëra në Tiranë.

Deklarata e analisti erdhi në emisionin “Java në RTSH”, kur tha se PD ka plotësuar një listë me biznese të drejtuara dhe në pronësi të personave të dënuar me vendime të formës së prerë, të cilët kanë marrë tendera publikë, gjë që ndalohet nga ligji.

“Ligji është si syri, shkelet ndonjëherë”, u shpreh Vangjeli. Një sy të mbyllur ai ka quajtur dhe një ngjarje tjetër, shumë e rëndë, e cila nuk është bërë ende publike.

Sipas burimeve të analistit Lorenc Vangjeli, një person shumë i afërt i një anëtari të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, është goditur dhe gati është masakruar nga një personazh shumë i njohur i botës së krimit. “Të dy këta patën një marrëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetëra mijëra eurosh”, tha Vangjeli.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera