» Horoskopi Kinez për muajin Tetor, shumë prej jush do t’ju tronditet jeta nga surprizat e pakëndshme

Horoskopi Kinez për muajin Tetor, shumë prej jush do t’ju tronditet jeta nga surprizat e pakëndshme

Zbuloni se cila shenjë është e juaj në horoskopin kinez. Shenja tuaj për horoskopin kinez mund ta gjeni në bazë te vitit të lindjes suaj këtu me poshtë:

Miu: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008
Bualli: 1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009
Tigri:1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Lepuri; 1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011
Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Gjarperi: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

Miu

Ky muaj do jete i mire për te dashuruarit. Do jeni me te logjikshëm ne ato qe do kërkoni dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do afrohen se tepërmi me një person te cilin me pare e kane tallur dhe madje kane thënë se kurrë nuk mund ta shohin te afërt. Ja qe ndonjëherë gjerat rrjedhin ndryshe nga sa mendohen. Për shëndetin duhet te kujdeseni me tepër. Për çdo shqetësim sado te vogël flisni me mjeket. Financat do i keni nen kujdes ne çdo moment dhe nuk do keni probleme. Ne pune do keni pengesa deri javën e dyte, ndërsa pas datës 15 çdo gjë ka për te rrjedhur sipas planeve.

Bualli

Për te dashuruarit ky ka për te qene një muaj i mbushur me risi dhe emocione. As ju as partneri nuk do e lejoni t’iu pushtoje rutina dhe do bëni gjithçka për t’u ndier ndryshe. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete, por t’i shprehin pëlqimet dhe ndjenjat për dike. Shëndeti nuk do jete i keq. Përveç ndonjë dhimbjeje koke apo lodhjeje nuk do keni asgjë për t’u shqetësuar. Ne planin financiar nuk do ecni asnjë çast me sy mbyllur, përkundrazi do kontrolloni buxhetin para se te shpenzoni. Ne pune do jeni ambicioze dhe askush nuk do ju pengoje dot te bëni ato qe keni menduar. Te gjithë do habiten nga arritjet tuaja.

Tigri

Këtë muaj do e keni gjithë kohës ne vëmendje jetën tuaj ne çift dhe nuk do lejoni askënd t’ua prishe planet. Ne disa dite keni për te përjetuar edhe emocione te veçanta. Beqaret do ndihmohen nga miqtë dhe kane për te gjetur një person qe do i plotësojë te gjitha kërkesat qe ata kane. Me shëndetin do keni here pas here probleme te vogla. Kujdes duhet te bëjnë moshat e mëdha me tepër nga te gjithë. Ne planin financiar do i bëni me kujdes te gjitha llogarite dhe gjendja nuk do ketë aspak tronditje. Ne pune do ju duken te papërballueshme projektet qe do iu jepen, por ne fakt do ja dilni dhe do vlerësoheni mjaft.

Lepuri

Jeta sentimentale ka për te qene e shkëlqyer. Do ndani çdo gjë me personin ne krah dhe nuk do lejoni qe rutina t’iu pushtoje. Beqaret kane për t’u ndier mire ne çdo moment dhe disa persona qe do i joshin do i tërheqin me tepër se disa te tjerë. Mos keni frike te hidhni hapa. Shëndeti do jete here i mire dhe here problematik. Nuk do mundni dot t’iu shpëtoni virozave dhe për një jave do jeni pa fuqi dhe do keni dhimbje koke e trupi. Buxheti do jete me i qëndrueshëm se një muaj me pare, megjithatë duhen shmangur me çdo kusht shpenzimet e mëdha. Ne pune do jeni nder ata qe do arrini si me magji objektivat.

Dragoi

Jeta sentimentale e çifteve do lere për te dëshiruar gjate këtij muaji. Ne shume raste nuk do bini dakord me partnerin dhe nuk do pranoni te bëni ato qe thotë ai. Beqaret do kenë takime, po asnjë nga personat nuk do i plotësojë kërkesat e tyre. Ka mundësi qe te mbeten me te njëjtin status. Për shëndetin mos u shqetësoni asnjë moment sepse gjendja ka për te qene shume here me e mire se një muaj me pare. Me shpenzimet do jeni te kufizuar dhe kjo do beje qe gjendja pak nga pak te përmirësohet. Ne pune do keni edhe periudha te vështira e te turbullta, por ne fund do arrini atje ku ju është kërkuar.

Gjarpri

Ky muaj do jete i begate për te dashuruarit. Gjithçka ka për te ecur edhe me mira nga sa e keni menduar, kështu qe mos u shqetësoni për asgjë. Edhe beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do e ndryshojnë statusin qe ne javën e dyte. Shëndetin duhet ta keni me tepër nen kujdes sidomos nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike. Java me delikate do jete java e trete. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar sepse do merrni edhe shpërblime. Shlyejini sa me pare te mundni huat qe keni marre. Ne pune mos ju besoni kolegeve, por mendoni gjithçka ne detaje para se te hidhni hapa.

Kali

Duhet te bëni te pamundurën këtë muaj qe te menaxhoni nervat dhe te mos flisni pa u menduar nëse jeni ne një lidhje. Vetëm kështu klima do mund te ngrohet. Ata qe ende e kane zemrën te lire me shume gjate do adhurohen nga shume persona dhe do kenë mundësi zgjedhjeje. Shëndeti dy javët e para do jete i mire, por pas datës 16 do ndieni dhimbje shpine dhe kolla do jete e padurueshme. Ne planin financiar mos e torturoni veten kot, nëse nuk do keni një gjendje te mire kërkoni ndihme, ose merrni borxhe. Ne pune do jeni metodike dhe nuk do hidhni asnjë hap pa i bere me kujdes llogarite.

Dhia

Këtë muaj do jeni gati te bëni çdo lloj gjeje qe do ju propozoje partneri vetëm e vetëm qe te ndryshoni rutinën. Nuk do mungojnë as çmenduritë e vogla. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por ka gjase qe t’iu ndodhe diçka e magjishme nga data 20-25. Me shpenzimet do jeni te logjikshëm dhe nuk do kryeni me tepër nga sa ua mban xhepi. Ata me largpamësit do heqin edhe disa para për me vone. Shëndeti do ketë disa shqetësime qe do lidhen me te ftohtin dhe me lodhjen ne pune. Gjithsesi pa pasoja te mëdha. Ne pune do jeni te guximshëm dhe asgjë nuk do iu trembe.

Majmuni

Gjate këtij muaji, mos kërkoni kurrsesi te dominoni mbi partnerin tuaj sepse kjo mund t’iu sjelle probleme shume serioze. Çdo problem mund te zgjidhet me qetësi dhe pa arrogance. Beqaret do marrin ftesa e propozime te njëpasnjëshme, por jo te gjitha do ju pëlqejnë. Do jene disi te pavendosur. Shëndeti mund te ketë shqetësime sepse do e teproni disi me ushqimet. Kujdes sepse nga kjo sjellje do varet edhe e ardhmja juaj. Ne planin financiar nuk do arrini dot serish te vendosni ekuilibrin sepse dëshira për te shpenzuar do jete e papërmbajtshme. Ne pune do jeni tejet te matur dhe nuk do gaboni ne asnjë hap qe do hidhni.

Gjeli

Muaji do filloje pozitivisht për çiftet. Ata do dashurohen pa dorashka dhe do ndihen mire, por pas javës se pare persona te trete do ju prishin gjithçka. Ata do i nxitin te kenë dyshime gjithë kohës dhe te mos besojnë për asnjë çast tek personi ne krah. Beqaret do kenë takime, por jo mundësi për lidhje serioze. Gjendja shëndetësore here pas here do ketë probleme. Kujdes nga e ftohura sepse mund t’iu lere me pasoja. Buxheti do mbetet i mire sepse ne çdo moment do shpenzoni me maturi, por dhe te ardhurat nga puna do jene te kënaqshme. Jeta profesionale do ece ne rrugën e duhur. Do jeni te logjikshëm dhe nuk do nxitoheni.

Qeni

Këtë muaj jeta ne çift nuk do jete aq e mira sa ju keni ëndërruar. Partneri nuk do jete dakord me shume nga idetë tuaja dhe debatet do jene te vazhdueshme. Beqaret duhet te mendohen gjate para se te hedhin hapa, pasi ne te kundërt mund te bëjnë gabime me pasoja te renda. Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar me kalimin e ditëve dhe javëve. Do ndiheni edhe me te qete pasi te bëni ndonjë kure me vitamina. Ne planin financiar qe javën e pare do e merrni ne kontroll situatën dhe nuk do bëni asnjë çmenduri. Ne pune ecni vetëm me plane dhe me llogari. Mos ua kini shume besën kolegeve qe ju bëjnë lajka.

Derri

Gjate këtij muaji, juve qe jeni ne një lidhje do bëni edhe gjera ekstravagante vetëm për te përjetuar emocione te forta. Beqaret do jene te paqarte për hapat qe duan te hedhin dhe do kenë nevoje për te marre këshilla nga te afërmit. Java e fundit mund te ketë ndonjë ndryshim. Shëndeti për fat te mire nuk do ketë shqetësime, madje edhe personat qe vuajnë nga ndonjë sëmundje prej kohesh do jene me te qete. Për disa do rikthehet energjia. Ne planin financiar do e kufizoni shume veten dhe kjo do beje qe te mos keni tronditje. Ne pune do kenë me tepër fat dhe arritje ata qe punojnë ne sektorin privat.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera