» Misteri i “7 maleve magjike” /Ja çfarë duhet të dini

Misteri i “7 maleve magjike” /Ja çfarë duhet të dini

“Seven Magic Mountains” (Shtatë Malet Magjike), vetëm 15 minuta larg Nevada-s, pranë liqenit Dry Jean, është një ndër vendet më tërheqëse në Las Vegas.

 

Artisti zvicerian Ugo Rondinone krijoi në art 7 malet magjike sipas tij, duke mbivendosur njëri pas tjetrit shkëmbinj të mëdhenj.

Shtyllat shumëngjyrëshe janë e vetmja gjë që ndodhen në shkretëtirën aty rrotull. Artisti ka dashur të pasqyrojë artistikisht praninë e njeriut në shkretëtirë.

Sipas tij, vendodhja simbolizon bashkimin e dy botëve, botës natyrore dhe asaj artificiale. Natyra vjen përmes vagjeve malore, shkretëtirës dhe liqenit, ndërsa artificialja përmes autostradës dhe trafikut të rënduar nga Los Angeles në Las Vegas.

Ugo Rondinone është një artist me famë ndërkombëtare, veprat e të cilit variojnë nga pikturat e neonit e deri tek figura dhe objekte “të çmendura”.

Kullat me gurë, që arrijnë një gjatësi më shumë se 9 metra, kushtuan 3.5 milionë dollarë.

Instalacioni u vendos në vitin 2016 dhe do të qëndrojë në Nevada edhe këtë vit.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera