» Qëlloi me thikë 23-vjeçarin shqiptar dhe e la të dergjej në rrugë, kapet autori

Qëlloi me thikë 23-vjeçarin shqiptar dhe e la të dergjej në rrugë, kapet autori

Vrasja e të riut shqiptar Grei Frashëri në SHBA u bë kryefjala e mediave për disa ditë për shkak të mënyrës se si ai u ekzekutua.

Ditën e sotme një tjetër i dyshuar është arrestuar nga policia.

Ai është një 46-vjeçar i cili thuhet se ka lidhje me vrasjen e të riut shqiptar. Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 shtator të këtij viti në “Bay Ridge”, ku Frashëri u gjet në trotuar pa shenja jete.

Frashëri kishte një plagë me armë zjarri në qafë dhe u shpall i vdekur në spital.

Sipas hetuesve 46-vjeçari Eric Cruz është personi që e ka qëlluar me thikë në qafë të riun , duke i shkaktuar vdekjen, raportojnë mediat amerikane. Cruz rezulton person me precedentë të mëparshëm.

Javën e kaluar, policia akuzoi 35-vjeçarin Anthony Valenti për vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe rrezikshmëri në lidhje me vdekjen e Frashërit.

Sipas akuzës, Valenti qëlloi me armë zjarri në drejtim të 23-vjeçarit Frashëri, por plumbat nuk e prekën. Ajo që i shkaktoi vdekjen të riut, ka qenë goditja me thikë nga Eric Cruz.

Hetuesit dyshojnë se Grei Frashëri u vra pas një debati me dy të dyshuarit për çështje që lidhen me tregtinë e marijuhanës.


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera