» Gazetari: ‘Bajret’ flasin e shkëmbejnë mesazhe me ministra e deputetë

Gazetari: ‘Bajret’ flasin e shkëmbejnë mesazhe me ministra e deputetë

Gazetari Flamur Vezaj në një status në rrjetet sociale ka komentuar sjelljen e shefes se prokurorise për krime të rënda Donika Prela, pas kërkesës për masë disiplonre ndaj prokurorit Tomina dhe vlerësimit për dosjet qe ai ka hetuar.

Në këtë reagim, gazetari, bën po ashtu një deklaratë të fortë ku thotë se drejtuesit e bandës kriminale ‘Bajret’, flasin e shkëmbejnë mesazhe me ministra të qeverisë, deputetë, drejtorë e shefa të komisariateve të policisë.

Statusi i tij i plotë në facebook:

Çfarë ironie, dje Donika Prela shefja e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda e dërgoi për masë disiplinore prokurorin e “rrebeluar” Blerim Tominaj e sot na doli në krah të tij, duke e falenderuar publikisht!

Por jo vetëm kaq, shoqja e klases së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme na lexoi edhe një deklaratë ku foli për një operacion të suksesshem të nisur nga Prokuroria për Krime të Renda që në kohën kur Donika Prela ishte në Prokurorinë e Durrësit, duke rregulluar dyert e zyrave të thyera nga hajdutet!

E sot, na doli dhe na merr merita për një punë të bërë nga prokurori Blerim Tominaj, policia e shtetit dhe normalisht materialet e ardhura nga homolgët holandez dhe belgë! Shpresoj, që belget e holandezët mos ta kenë marr vesh dërgimin për masë disiplinore të prokurorit Tominaj e humbin besimin e nuk dorëzojnë qindra orë biseda të përgjuara të grupit dhe jo vetëm!

Po dolën këto përgjime do dëgjoni perla, ku Bajret flasin e shkembejnë mesazhe me ministra të qeverisë, deputetë, drejtorë e shefa të komisariateve të policisë, biznesmenë të njohur në fushen e ndërtimeve e hotelerisë, disa presidenta të klubeve të futbollit (superiores), drejtor të klubeve, menaxher të futbollistëve, trajnerë, arbitra duke mos harruar edhe kriminelë! #uroj_mos_te_shfryhet_rruges_ky_operacion#


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera