» “Pse shikon?”, 34-vjeçari qëllon me armë në mes të qytetit, çfarë ndodhi mes dy personave

“Pse shikon?”, 34-vjeçari qëllon me armë në mes të qytetit, çfarë ndodhi mes dy personave

Një 34 vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia pasi ka shtirë në ajër me armë Jarri si dhe ka kërcënuar një shtetas . Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së djelës në vendin e qujatur ” Stacioni i Trenit””.

34 vjeçari i identifikuar nga Policia me inicialet A. S, ka qenë në lokal dhe aty është konfliktuar me fjalë me një klient të lokalit. Dyshohet se sherri mes dy personave ka ndodhur në lokal për arsye ordinere, teksa autori i eshte drejtuar personit tjeter duke i kerkuar llogari “pse shikon”. Pas kësaj 34 vjeçari është larguar në banesë ka marrê armën dhe i ka zënë pritë personit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ky i fundit ka qenë në mjet dhe teksa kalinte në rrugë 34 vjeçari ka qëlluar dy herë në ajër dhe pas kësaj është drejtuar drejt mjetit. Por drejtuesi ka ecur me shpejt duke shmangur një incident.

Pas kësaj policia bën me dije se brenda nje kohe rekord identifikuan autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te ‘Shinat e trenit’. Agjentet e kane shpallur ne kerkim dhe forca te shume janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani. Ai i doli perpara me armë ne dore nje shtetasi qe levizte me makine, me cilin pati nje konflikt te momentit. Nga 2 të shtënat ne ajer nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale

Njoftimi i policisë:

Elbasan – Sherbimet e Policise lokale identifikuan brenda nje kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te ‘Shinat e trenit’.

Agjentet e kane shpallur ne kerkim dhe forca te shume janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.

Ai i doli perpara me armë ne dore nje shtetasi qe levizte me makine, me cilin pati nje konflikt te momentit.

Nga 2 të shtënat ne ajer nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera