» Ka ndërruar 5 “lëkurë”: E vërteta tronditëse e avionit të Air Albania që Rama e përdor si charter personal (FOTO LAJM)

Ka ndërruar 5 “lëkurë”: E vërteta tronditëse e avionit të Air Albania që Rama e përdor si charter personal (FOTO LAJM)

Kompania Air Albania, e cila nuk ka ende një licencë aktive në Shqipëri dhe nuk shet ende bileta me emrin e saj, është duke u propaganduar fuqishëm nga shefi i qeverisë Edi Rama.

Air Albania, me vetëm një avion të sajin në dispozicion, një AirBus 319, është duke funksionuar si kompania charterash, ku shefi i qeverisë shëtit në Stamboll personazhet që i ka më pranë pushtetit të tij duke reklamuar kështu atë që ai e quan arritje të qeverisë. Në të gjitha kronikat e sponsorizuara nga qeveria me reklama apo qoka të tjera, këmbëngulet se Air Albania do të ketë avionë të rinj, me vit prodhimi jo më të largët se ai 2008. Edhe pse është premtuar për më shumë avionë, përderisa nuk i dimë se çfarë janë, atëherë mbetet që vlerësimi të bëhet tek avioni i vetëm që fluturon sot nën ngjyrat e Air Albania, por që është ende nën inventarin e Turkish Airlines.

Avioni aktual, të cilin Rama e përdor si charter personal, është një Air Bus 319-132. Prodhim i familjes “AirBus 320”, por më ekonomik për udhëtime rajonale.

Ndryshe nga sa reklamohet, Avioni në fjalë, i cili mbaj kodin TC-JLR ka ndërruar pesë herë “lëkurë” deri kur mbi bojën e katër kompanive të tjera iu ngjit emri “Lasgush” dhe ngjyrat kuqezi.

Kështu, nga të dhënat e siguruara nga Albeu.com, avioni vitrinë i Ramës është futur në qarkullim në vitin 2006(këtu bie legjenda e 10 viteve moshë) dhe mban kodin unik të prodhimit “AirBus 319-132-3142”. Nga gjurmimi përmes këtij kodi, rezulton se avioni në fund të vitit 2006 dhe gjatë vitit 2008 deri në shtator 2009, fillimisht ka fluturuar nën logon e Bangkok Airlines duke mbajtur emrin “Samui”. Në shtator 2009, avioni AirBus 319-132 që tani mban ngjyrat kuqezi, ndërroi sërish “lëkurë” duke u ngjyrosur kësaj radhe bardheblu, me ngjyrat e kompanisë greke “Olympic Air” (shiko fotot).

Grekët e mbajtën avionin jo më shumë se një vit dhe në gusht 2009 ia dorëzojnë një kompanie leasingu, të cilët ia kalojnë turqve të Turkish Airlines. Këta të fundit ia japin nën kodin e tyre, boshnjakëve të kompanisë “BH Airlines”. Pra, avioni fluturoi me ngjyrat e Bosnjes, por kishte kodin e Turkish Airlines dhe ishte nën inventarin e tyre. E njëjta situatë siç është sot me Air Albania. Tashmë, avioni që më parë ishte lyer bardheblu, duhej të lyhej me të bardhë, të verdhë dhe blu, sipas ngjyrave të kompanisë boshnjake (shiko fotot sipër). Në shkurt 2012, turqit ia marrin boshnjakëve dhe e lyejnë avionin me ngjyrat e bardhe dhe të kuqe, sipas logos së Turkish Airlines. Për disa vite, avioni AirBus 319-132 do të fluturonte nën logon e Turkish Airlines deri në gusht 2018 duke mbajtur emrin “BakirKoy” kur iu desh të ndërronte sërish “lëkurë”.

Tashmë, do t’i rripej ngjyra e bardhë dhe e kuqe e “Turkish Airlines” dhe do t’i ngjitej ajo kuqezi. Kështu, Air Albania, një kompani që ende nuk shet bileta nën logon dhe kodin e vet dhe nuk ka një licence aktive në Shqipëri është kompania e pestë që përdor avionin AirBus 319-132 me kod unik prodhimi 3142. Është lajm i mirë që Shqipëria të ketë kompaninë e saj ajrore pavarësisht se me ndryshimet aktuale për fluturimet nuk sjell ndonjë përfitim ekonomik kombëtar, por më e rendësishme është transparenca dhe shmangia nga propaganda e sponsorizuar prej zyrës së kryeministrit të Shqipërisë!/Albeu.com


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera