» VIDEO/ Shqiptari sulmohet në New York, gjithçka filmohet

VIDEO/ Shqiptari sulmohet në New York, gjithçka filmohet

Një i ri shqiptar u sulmua barbarisht nga dy persona në Bronx të New York-ut. Mediat vendase raportojnë se i riu po ecte në trotuar kur një grua pështyu në këpucën e tij. Kur ai u ndaloi dhe u kthye për ta pyetur për arsyet, dy persona që po qëndronin në anë të rrugës e sulmuan duke e qëlluar me grushte.

Sipas familjarëve të viktimës, 25-vjeçari u sulmua rastësisht. Gjithçka ndodhi të premten, kur teksa ecte në trotuar një grua pështyu në atletet e të riut. Kur shqiptari u kthye për të pyetur pse, u dhunua barbarisht nga dy persona ende të paidentifikuar.

Por në vend të takimit, shqiptari e kaloi pasditen në një spital në New York. Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni pasi i është thyer nofulla.

“Rastësisht. Aty mund të jetë nëna, babai, motra, vëllai, mund të jem unë. Mund të jesh ti. Është turp për Bronx-in, turp për zonën. Të gjithë duhet të bëjnë kujdes në zonë, pasi këta dy persona janë akoma të lirë”, tregon, Markel Godinj, vëllai i të riut shqiptar.

Police: Attack on Albanian man caught on camera
01:37

 

 

 

 

 

 


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera