» Babai vret në gjumë djalin dhe vajzën

Babai vret në gjumë djalin dhe vajzën

Motër e vëlla u vranë nga babai i tyre teksa flinin gjumë, përpara se ky i fundit ta kthente armën nga vetja duke u vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të së premtes në një shtëpi në Boone County, në Indiana të SHBA

Trupat e pajetë të dy adoleshentëve dhe babait të tyre u gjetën mëngjesin e së premtes nga policia. Harrison Hunn 15-vjeç dhe motra e tij Shelby Hunn, 13-vjeçe, u gjetën në dhomat e tyre të gjumit.

50-vjeçari Michael Hunn e ndante kujdestarinë e dy fëmijëve me ish-bashkëshorten e tij Stephanie Reece.

Ishte kjo e fundit e cila shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortit, pasi shkolla e telefonoi për t’a njoftuar se fëmijët nuk kishin shkuar në mësim. Shkaku i kësaj ngjarjeje tragjike nuk dihet ende.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera