» Rrëmbime, atentate dhe ekzekutime/ Dritan Zagani rebelohet me institucionet

Rrëmbime, atentate dhe ekzekutime/ Dritan Zagani rebelohet me institucionet

Ish-Oficeri i Vlorës, Dritan Zagani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj situatës së kriminalitetit në vend.

Zagani shkruan se në policia në Shqipëri kap në flagrancë vrasësit e qenëve, ndërsa nuk reagon për bandat që rrëmbejnë njerëzit e thjeshtë e nuk dihet fati i tyre.

Në përfundim të statusit të tij Zagani shkruan “nga ato pak informacione qe kam, ne vendlindjen time i madh e i vogel,perfshi dhe shtetin e dine mire çfare ka ngjare…megjithate reagim ligjore ska….hiç ….fare…!”

Postimi i plotë:

Po lexoj shtypin e “lire” te vendit tim (semundje qe nuk gjej dot sherim edhe pse larg vendit) dhe me beri pershtypje nje lajm interesant…!
Pra lexova qe nje “kriminel” nga vendlidja ime i cili kishte helmuar 3 qene rrugaç, na qenkesh arrestuar ne flagrance per krimin monstruoz ndaj kafsheve te pambrojtura…!
Deri ketu OK…se vertet nuk ka llogjike njerzore veprimi i ketije “krimineli” ordiner qe vret kafshet, por akoma spo arri te kuptoj pse nuk reagohet njesoj ndaj bandes qe arrin dhe zhduk pa lene gjurme qytetaret e ” mbrojtur” nga ligji, per kete si nuk po lexoj askund reagimin ligjore nga ana e shtetit…!
Thua te jemi bere kaq shume “europian” sa kafshet kane me shume rendesi se njeriu dhe jeta e tije…!
P.s…nga ato pak informacione qe kam, ne vendlindjen time i madh e i vogel,perfshi dhe shtetin e dine mire çfare ka ngjare…megjithate reagim ligjore ska….hiç ….fare…! /


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera