» Psikologët arrijnë përkufizimin: Ka 7 lloje dashurish, por pak njerëz e provojnë të fundit

Psikologët arrijnë përkufizimin: Ka 7 lloje dashurish, por pak njerëz e provojnë të fundit

Çfarë është dashuria? Shkenctarët dhe psikologët janë përpjekur gjithmonë ti japin një përgjigje kësaj pyetjeje. Në 1980 psikologu amerikan Robert Stenberg zhvilloi një teori rreth dashurisë që përfshinte 3 çështje (intimitetin, pasionin dhe angazhimin). Sipas tij këto ishin pikat kryesore në të cilën mbështetej kjo ndjenjë kaq e përfolur në këngë, filma, poezi etj. Më pas këtyre 3 cështjeve ju shtuan dhe 4 te tjera.

Më poshtë ju listojmë 7 llojet e dashurisë sipas Stenberg:

1- Dashuria pasionante.

Kjo është dashuria në të cilën dy persona me zor e njohin njëri-tjetrin por tërheqja midis tyre është shumë e fortë dhe e dukshme. Nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta por megjithatë vazhdojnë qëndrojnë me njëri-tjetrin. Sipas psikologut kjo lloj dashurie ka pak mundësi që të kthehet në dicka serioze me kalimin e kohës.

2-Pëlqimi.

Në këtë lloj dashurie njerëzit janë të lidhur nga interesa të përbashkëta dhe mund të jenë gjithmonë vetvetja. Sipas Stenberg kjo është më tepër një lidhje që kthehet në shoqëri.

3-Dashuria boshe.

Njerëzit që përjetojnë këtë lloj dashurie zakonisht e trajtojnë atë thjesht si një angazhim dhe nuk e vazhdojnë sepse kanë dëshirë apo ndjenjë. Me kalimin e kohës kjo gjë mund të ndryshojë dhe të shfaqen ndjenjat.

4-Dashuria e zakonshme.

Është lloji më i përhapur në një lidhje. Ndodh kur dy persona kanë shumë tërheqje midis njëri-tjetrit dhe e çojnë angazhimin e tyre në martesë dhe krijojnë një familje.

5-Dashuria romantike.

Kjo dashuri përfshin pasion dhe intimitet. Dy personat që janë në këtë lidhje ndihen shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit por nuk janë gati të marrin hapa të tjerë.

6-Dashuria që të shoqëron gjithë jetën.

Kjo dashuri përfshin dhe angazhimin dhe intimitetin por ka mungesë pasioni. Psikologët thonë që me kalimin e viteve kjo dashuri mund të kthehet në perfeksion.

7-Dashuri e përkryer.

Kjo ka 3 llojet e cilësive kryesore që përmendëm më lart, pasionin, intimitetin dhe angazhimin. Jo gjithmonë këto tre karakteristika janë të barabarta por e rëndësishme është që janë të treja të përfshira.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera