» Ka gjithë jetën që jeton në Skrapar, burrin e gjen belaja kur i vjen fatura nga Durrësi

Ka gjithë jetën që jeton në Skrapar, burrin e gjen belaja kur i vjen fatura nga Durrësi

Një 60-vjeçar nga Skrapari ka “gjetur belanë” pasi në emër të tij është lidhur një kontratë.

I moshuari emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka denoncuar gjatë ditës së djeshme rastin në policinë e Skraparit.

Sipas tij që në vitin 2012 një person ka lidhur në qytetin e Durrësit një kontratë me një kompani telefonie.

Si të mos mjaftonte personi në fjalë ka pasur dy numra fiks dhe në gjithë këto vite ka shumë detyrime të pashlyera ndaj kompanisë.

Nuk dihet se si ka përfunduar emri i 60-vjeçarit me inicialet N.S nga Çorovoda në Durrës, por ai pret ta zbardhë policia.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 13. 09. 2018, shtetasi N. S., vjeç 60, banues në Çorovodë, kallëzon se në vitin 2012, në emër të tij, është lidhur një kontratë, me një kompani telefonie në Durrës, me dy numra fiks, me detyrime të pashlyera, për të cilën ai nuk ka dijeni. Po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Neni 186/1 i Kodit Penal.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera