» Rasti “Skripal” kthehet sërish në vëmendje, dy rusë “spiunuan” një laborator zviceran

Rasti “Skripal” kthehet sërish në vëmendje, dy rusë “spiunuan” një laborator zviceran

Dy shtetas rusë janë arrestuar muaj më parë, nën dyshimet se kanë spiunuar një laborator zviceran që po heton helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij, Yulia, në Sallsbëri të Anglisë.

Gazeta zvicerane Tages Anzeiger dhe ajo holandeze NRC thanë të premten se ata janë arrestuar në Holandë, këtë vit.

868E9167-EDE6-47CD-BBE3-BB4049236C0E_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s

Laboratori zviceran ka analizuar mostrat nga helmimi i Skripalëve në muajin mars.

Dy rusët janë dëbuar nga Holanda shpejt pas arrestimit të tyre, i cili nuk është raportuar deri më tash.

Një zëdhënës i inteligjencës zvicerane i tha BBC-se se agjencia ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive “në rastin e spiunëve rusë”, pa përmendur laboratorin Spic, pranë Bernit, i cili teston kërcënime kimike, biologjike dhe bërthamore.

Dy të dyshuarit u tha se kanë pasur pajisje që mund të përdoreshin për të hyrë në sistemet kompjuterike të laboratorit dhe se dyshohet se ata punonin për inteligjencën ruse.

Britania ka thënë se dy zyrtarë të inteligjencës ruse qëndrojnë prapa helmimit të Skripalëve.

NRC tha se dy spiunët e dyshuar në lidhje me laboratorin zviceran, nuk janë të njëjtit persona të akuzuar për helmimin./REL


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera