» VIDEO-FOTO/ “Air Albania” ndez motorët, gati fluturimi i parë

VIDEO-FOTO/ “Air Albania” ndez motorët, gati fluturimi i parë

Avioni, stafi… të gjithë duken gati një ditë para fluturimit të parë. Këtë pasdite, në aeroportin e Rinasit është ulur një mjet fluturimi i kompanisë “Air Albania”, për ceremoninë e inagurimit, ku prezent është edhe Kryeministri Edi Rama.

Nesër fluturimi i parë

Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve (në pronësi të Turkish Airlines, 49%, kompanisë shtetërore të kontrollit ajror Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%). Nesër pritet të kryhet fluturimi i parë testues drejt Turqisë.

Udhëtimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa në muajin Tetor, Air Albania do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane.

AIR ALBANIA

Roma, Londra, Milano do të jetë pjesë e fluturimeve të saj, ndërsa do të pasohet nga një program më i plotë muajt e ardhshëm me Athinën, Mynihun dhe Barcelonën.

air albania 1

Por përveç linjave europiane, Air Albania do të ofrojë edhe destinacione ndërkombëtare, ku për herë të parë do të ketë një linjë direkte Tiranë-New York.

Air albania 2

Pritet që biletat të ulen me hyrjen e kësaj kompanie.

air abbania 4

Kompania do të udhëtojë me një flotë të re avionësh, jo më të madhe se 10 vjet, kur mosha mesatare e avionëve që udhëtojnë në Shqipëri është 18.5 vjeçare.

albania air

Avioni i parë është një Airbus 319. Ai do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera