» Mehmetaj: Kryeministri i bandave dhe reformave të ERTV-së

Mehmetaj: Kryeministri i bandave dhe reformave të ERTV-së

Nga Kejdi Mehmetaj

Kryeministri i bandave dhe reformave të ERTV-së, nuk ka kohë të flasë seriozisht për arsimin.

Tashmë u mësuam ta shohim KM-në protagonist kryesor të shfaqeve me temë “arsimi”. Pasi u lodh vet duke shpërndarë “tekstet me kredi”, pasi lodhi kameramanë e montazhierë duke sajuar ambjente shkollash që nuk egzistojnë dhe pasi lodhi të shkretët mësues për të paketuar tekstet që do i ruajnë si gardianë nga fëmijët, sot u shfaq në një show të denjë për shokun Enver.

Nën presion mblodhi mësues anembanë vendit dhe pa turp u fliste për kryereformën e arsimit: “largojmë celularët nga shkolla”.

-Asnjë fjalë për buxhetin e arsimit që është sot më i ulët se në 2013.
-Asnjë fjalë për qindra mësues që padrejtësisht janë pa punë, sepse nuk janë me partinë e KM dhe skanë para mjaftueshëm të dorovisin drejtorët e arsimit.
-Asnjë fjalë për qindra mësues që mbahen nën presion me kontrata 1 vjeçare.
-Asnjë fjalë për rritje rrogash.
-Asnjë fjalë për rritje kapacitetesh.
-Asnjë fjalë për ngarkesën mësimore.
-Asnjë fjalë për kurrikulën që po dështon.
-Asnjë fjalë për rezultatet e nxënësve.
-Asnjë fjalë për shkollat që po zbrazen.
-Asnjë fjalë për kushtet reale të shkollave. Për xhamat që mungojnë. Për tavanet që bien. Për tualetet që janë në oborre.
-Asnjë fjalë për transportin e fëmijëve që jetojnë me kilometra larg shkollave.
-Asnjë fjalë për standarte në arsim.
-Asnjë fjalë për komunitetin e prindërve dhe kostot që ka edukimi i fëmijëve në buxhetin familjar.
-Asnjë fjalë për sigurinë në shkolla.
-Asnjë fjalë për luftën ndaj fenomene si bullizmi etj.

Asnjë fjalë që do të duhej vërtet të thoshte një Kryeministër në vitin e tij të pestë të qeverisjes.

30 minuta kohë që i harxhohet kot mësuesve dhe gjithë shqiptarëve. 30 minuta për të kuptuar nga çlloj paaftësie dhe dashakeqësie drejtohet vendi.

Mjerë Shqipëria e shqiptarët në dorë të kujt kanë mbetur.

Me dashje po shkatërrohet I vetmi mjet që u jep shqiptarëve fuqi të luftojnë e dalin nga errësira: arsimi. Kështu ndodh kur Kryeministri qeveris për bandat, e jo për shqiptarët!


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera