» “Më lini të vazhdoj shkollën”, i arrestuari për 3.4 mln eurot në Toyota-t kërkon lirinë

“Më lini të vazhdoj shkollën”, i arrestuari për 3.4 mln eurot në Toyota-t kërkon lirinë

Një nga të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy makinat“Toyota Yaris” në portin e Durrësit kërkon lirinë.

toyota-1

Klevi Lika ka kërkuar lirinë nga trupi gjykues me arsyetimin se dëshiron të vazhdojë shkollën, pasi pritet të nisë vitin e dytë të gjimnazit. Kërkesa për ndryshimin e masës është bërë nga avokati i tij Saimir Visha, ndërsa Gjykata pritet të japë vendimin të martën e ardhshme.

Klevi Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

leke, makine, toyota

Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi në flagrancë shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Dy persona janë në kërkim, të akuzuar si porositësit e sasisë së parave.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera