» Rrëfimi/ Si e gjeta Messin duke qarë si një foshnje kur humbet nënën

Rrëfimi/ Si e gjeta Messin duke qarë si një foshnje kur humbet nënën

Lionel Messi ka përjetuar njërin nga momentet më të këqija me kombëtaren e Argjentinës, pasi humbi finalen e dytë, kësaj here me penallti, ndaj Kilit. Ishte “Copa América” në vitin 2016. Elvio Paolorosso, ish-ndihmësi i trajnerit Gerardo Martino në atë kohë, ka përshkruar momentin e vështirë që kaloi “10” në orët pas humbjes së dhimbshme.

“Situata pas finales së “Copa América” ishte me shumë dhimbje në dhomat e zhveshjes, por më e keqja erdhi më vonë, – kujton ai. – Ishte ora 02:00 e mëngjesit, pak a shumë. Shkoi në holl të hotelit dhe e gjej Leon vetëm, absolutisht vetëm, duke qarë si një fëmijë, që mund të kishte humbur nënën. Të gjithë ishin shtrirë, asnjë nuk e kishte vënë re, që të mund ta ngushëllonte. E përqafova dhe i kërkova të qeshnim pak të dy bashkë”.

Për ta mbyllur deklarimin e tij, njeriu që shoqëroi “Tata” Martinon edhe te Barcelona, mbrojti Messin duke thënë: “Unë e kisha Messin te Barcelona dhe tek Argjentina. Gjithçka që kam për të, janë vetëm fjalë mirënjohjeje. Ai gjithmonë ka bashkëpunuar mirë me ne, me shokët e skuadrës, madje vinte re edhe nëse topi ishte i fortë apo i butë”.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera