» Themeluesja e PDIU dhe Shoqatës Çamëria i përgjigjet Dritan Bicit: Heshtni! Respekto ato që u sakrifikuan për çështjen Çame

Themeluesja e PDIU dhe Shoqatës Çamëria i përgjigjet Dritan Bicit: Heshtni! Respekto ato që u sakrifikuan për çështjen Çame

Reagim i Alketa Ipekut, themeluese e PDIU dhe Shoqatës Çamëria:

E përshëndes zotin Bici për deklaratën e dhënë. Ka të drejtë të flasë për Shpëtim Idrizin e gjithë ata që themeluan PDIU spese ata punuan për të marrë zotëria në fjalë mandatin dhuratë e ta gëzojë. Do ish më mirë të heshtte siç ka bërë deri më tash e akoma më mirë të kish folur qoftë dhe një herë të vetme në foltoren e parlamentit e të mos renditej në deputetët që nuk e kanë kërkuar asnjehërë fjalën gjatë një viti të tërë parlamentar. Nuk di ku janë ata 1000 të punësuarit , ndoshta në Gramsh ( aq janë votat që u morën aty) ndaj flet me këto shifra. Të jesh i sigurtë në Elbasan shumë nga ata që punuan për PDIU- në u hoqën nga puna. Në respekt të atyre që punuan , të atyre që vërtetë u dhemb çështja Çame , që i ranë në çdo cep qarkut dhe që ju i përfaqësoni më mirë heshtni. Flisni në emrin tuaj dhe jo të elektoratit. Ju drejtohem si deputet i Parlamentit dhe jo si individ të cilin e respektoj.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera