» Demaliaj: K.M si Nastradini

Demaliaj: K.M si Nastradini

Nga Ilir Demaliaj

K.M si Nastradini

Sot dëgjova kryeministrin Rama, se ai, nuk do te lejoj celularët në shkollë dhe ne administrate nga punonjësit e administrates shtetërore.

Një ndermarrje e tillë duhet të ishte marrë me kohë. Por më mire vonë se kurrë.

K.M duhet ta jape i pari shembullin e celularit. Ai K.M-ja është me shumë se kushdo në cellular duke i dhënë përgjigje komentuesve ne rrjetet sociale se sa duke u marrë me punët e shtetit. Në parlament në asnjë moment nuk e heq telefonin nga dora ky K.M, që si Nastradini, i thotë shqipëtarëvë që i konsideron si tufë delesh, “Beni si theme unë, por mos bëni si bëj unë!”.

Ky K.M duke parë mosreagimin e tufës, shkon edhe më tej, ai tha:

. Muajin e parë do e bëjmë muaj edukimi. Në muajin e dytë celularët merren dhe hidhet në plehra nuk i kthehet më atij që e ka sepse janë ndotës me rrezikshmëri të lartë të mjedisit arsimor. Dhe ndotësit i varrosim dhe i riciklojmë.

Kush ja jep të drejtën këtij K.M-së, këtij lartmadhërisë, që ti marrë pronën tjetrit, qoftë dhe cellular, te blerë me mund dhe djersë nga prindërit e fëmijëve dhe të ja hedh në plehra për t’u varrosur dhe ricikluar ?

Ne cilin vend te botës qytetëruar dhe demokratike e ka parë këtë model?

Ka metoda të tjera disiplinore për të ndaluar përdorimin e telefonave në shkolla apo në administrate, po kurrsesi ti marrësh mallin tjetrit dhe të ja hedhësh në plehra.

Askush nuk ka të drejtë të vë dorë mbi pronën e tjetrit kur nuk përbën krim apo nuk është përdorur për një gjë te tillë.

K.M-ja e bën këtë pasi ai e konsideron shqiptarët një tufë delesh. Duke qenë se këta nuk bëzajnë por belbëzajnë, K.M-ja vepron si të jetë I plotëfuqishmi tufës.

Si gjithmonë K.M-ja gjen scoope për të tërhequr vëmëndeje dhe këtë ai e bën shumë mire dhe arrin nëpërmjet kësaj loje të realizoj qëllimet e tij.

Përderisa shqiptarët e shikojne si David Koperfildi me kavanozin e pastelave pse mos tallet K.M-ja?

Por K.M së po i konsumohen ngjyrat e pastelave dhe po i mbetet lapsi. Pas kesaj çdo gjë do të jetë bardhë e zi dhe K.M-ja dhe më i zi.

Image may contain: 1 person

360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera