» Në shkollë pa celularë, Rama: Jo më aparate telefonikë për nxënësit dhe mësuesit

Në shkollë pa celularë, Rama: Jo më aparate telefonikë për nxënësit dhe mësuesit

Në takimin me mësuesit e portalit, mësues për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të mbulojë të gjitha shpenzimet e nxënësve ekselentë që do të nisin studimin në universitet në këtë vit. Përvec librave falas, qeveria do të ndalojë edhe përdorimin e celularëve në ambientet e shkollës si dhe do ta shtrijë këtë vendim për të gjithë administratën publike.

Suksesi i reformës në arsim për kryeministrin Edi Rama është regjistrimi i 300 nxënësve ekselentë për të vazhduar studimet për mësuesi dhe ajo që shteti do të bëjë për ta, sipas kreut të qeverisë është t’i  mbulojë të gjitha shpenzimet e studimeve.

Në takimin me mësuesit, Rama u dha përgjgije edhe kritikëve të nismës për librat falas me kusht që të mos dëmtohen. Kryeminsitri u shpreh se nuk është stres të edukosh fëmijën të mos dëmtojë librin.

Rama prezantoi edhe projektin e ri të qeverisë për ndalimin e celularëve në ambientet mësimore si të nxënësve dhe të mësuesve.

Rama tha gjithashtu se për përgatitjen e fëmijëve me nevoja të vecanta do të jenë 700 mësues që do të ndihmojnë.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera