» Sa shpesh duhet të përdorni peshqirin tuaj para se ta lani atë?

Sa shpesh duhet të përdorni peshqirin tuaj para se ta lani atë?

Pas një dushi freskues, të gjithë duam të fshihemi me një peshqir të butë, të freskët e me aromë te këndshme; ky është skenari i ëndrrave. Por nëse e keni përdorur tashmë peshqirin tuaj një herë, aroma e detergjentit të larjes nuk ndihet më. Kjo është arsyeja pse pyesim veten … Sa herë duhet të përdoren peshqirët para se t’i vendosni për të larë?

Nuk është nevoja ta hidhni peshqirin tuaj pas vetëm një përdorimi, shkruan Tips-and-triks.co

Bakteriet
Duket logjike: ju keni bërë dush dhe do fshiheni me peshqir të sapo larë sepse peshqiri bëhet i lagësht dhe është terreni i përsosur për bakteriet. Pra, e hidhni atë për tu larë, apo jo? Epo, nuk ka nevojë ta hidhni për të larë pas një përdorimi. Sipas mikrobiologut Philip Tierno nga Universiteti i Mjekësisë NYU, është mirë që të lani peshqirët tuaj pasi t’i keni përdorur ato tre herë.

Tharja
Mikrobiologu, i cili është gjithashtu një patolog, shpjegon se është mirë të përdorni peshqirin tuaj tri herë. Sipas Philip, ju vetëm do të dëmtonit mjedisin nëse lani peshqirët tuaj pasi i keni përdorur ato vetëm një ose dy herë.

Peshqir të butë
Pas larjes peshqriët tuaj janë të ashpër dhe gërvishës? Ka një mënyrë për ta rregulluar këtë! Para së gjithash, gjithmonë është mirë të lani peshqirët tuaj në një temperaturë të lartë. Duke bërë këtë, do të hiqni sapunin apo detergjentin që e bëjnë peshqirin të ndjehet kaq i ashpër. Mos përdorni zbutës rrobash; ato përmbajnë kimikate që nuk janë të mira për lëkurën dhe shëndetin. Në vend të kësaj, shtoni një filxhan uthull me një spërkatje të amoniakut në rrobat tuaja. Hidheni atë në ndarësin e zbutësit të rrobave të makinës suaj larēse dhe hidhni sasinë normale të detergjentit të rrobave në ndarjen e vet. Amoniaku do të sigurohet që detergjenti i larjes nuk do të qëndrojë në strukturën e peshqirëve, ndërsa uthulla bën të njëjtën gjë, por me mineralet. Së bashku, këto dy përbërës patjetër do të sigurojnë që peshqirët tuaj të jenë përsëri përsosmërisht të butë si gëzof./360grade.al


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera