» Malazezi që drejtoi anijen me 50 milionë dollarë kokainë në bord: Braktis anijen në Australi

Malazezi që drejtoi anijen me 50 milionë dollarë kokainë në bord: Braktis anijen në Australi

Në një ishull të largët, diku jashtë brigjeve të Papua Guinesë së Re në kontinentin australian, është gjetur një anije plot me kokainë. Anija u braktis nga kontrabanduesit e drogës para se të mbërrinte në bregun e ishullit Siassi – një ishull vullkanik i pabanuar në ngushticën Vitiaz.

Autoritetet australiane dyshojnë se një sasi e madhe e kokainës, në vlerë 50 milionë dollarëshe, ndodhet brenda anijes.

Ishte një peshkatar ai i cili i pari gjeti sasinë e madhe të kokainës në brigjet e detit në ishullin Siassi.

Ai gjeti 11 çanta të mbushura dhe të paketura me kokainë, që besohet se kanë qenë të destinuara për brigjet australiane. Peshkatari i mori me vete çantat e mbushura me kokainë në fshatin e tij në ishullin e Budi Budi aty pranë. Brenda disa ditësh, një varkë në të cilën ishin disa gangsterë aziatikë erdhën në fshat për të rimarrë drogat e tyre, raporton media The Australian.

Pas kësaj, të njëjtit gangsterë u ndoqën në det nga Policia e Papua Guineas së Re të ndihmuar nga Policia Australiane, departamenti i Kontrollit Ajror.  Në këtë aksion, policët arrestuan gjashtë persona nga Hong Kongu dhe një person nga Mali i Zi.

Kur oficerët u përpoqën të bënin një kërkim të plotë të anijes, megjithatë, ata nuk arritën për shkak se kontrabanduesit kishin shpërthyer sistemin e naftës në anije me qëllim që ta përzinin atë me sasinë e kokainës, për ta zhdukur drogën.

“Njerëzit tanë nuk mundën të futeshin në brendësi”, tha inspektori i Policisë së Papua Guineas së Re, George Bayagau.

Shtatë të arrestuarit do të përballen me akuza për drogë javën e ardhshme. /Insajderi.com


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera