» Policia plumb në kokë 77-vjeçarit?/ Deputeti nxjerr videon, zbulon të vërtetën tronditëse

Policia plumb në kokë 77-vjeçarit?/ Deputeti nxjerr videon, zbulon të vërtetën tronditëse

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Divjalë, ku një 77-vjeçar, mbeti i plagosur gjatë një operacioni të policisë dhe forcave RENEA për kapjen e dy të dyshuarve për vrasje.

Në një njoftimin e policisë thuhej se i moshuari Haxhi Luka nuk i është bindur urdhrit të policisë, dhe forcat RENEA kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, e për pasojë ka mbetur i lënduar në kokë 77-vjeçari, në rrethana ende të paqarta.

Por, deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka publikuar një video nga vendi ku ndodhi ngjarje, ndërsa sjell një tjetër dëshmi për atë cka ndodhi.

Të afërmit e shtetasit Haxhi Lika, shprehen se ky i fundit u plagos teksa flinte gjumë. Sipas deputeti të PD-së më pas policia e ka dërguar në spital pa pyetur familjaret.

“Nje ngjarje e RENDE ka ndodhur sot ne mengjes rreth ores 4:00 ne lagjen e LIKAJ te fshatit Remas bashkia Divjake. Forcat RENEA kane terrorizuar pa asnje shkak, banoret e ketij fshati.
Kane qelluar me arme brenda shtepise se Z Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur te shtrire ne krevat brenda dhomes se tij.
Pastaj e kane mare si bandite dhe e kane derguar ne spitalin ushtarak, pa pyetur familjaret.
Ky eshte nje shtet qe vret qytetaret brenda ne dhomen e gjumit, ne mes te nates.”, shkruan Murrizi në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera