» Video/SHBA: 70 shpërthime nga gazi në tre qytete në Massachusetts. Dhjetëra ndërtesa në flakë

Video/SHBA: 70 shpërthime nga gazi në tre qytete në Massachusetts. Dhjetëra ndërtesa në flakë

Zjarret në Lawrence, Andover dhe North Andover: këtu u urdhërua evakuimi i banorëve, studentëve dhe punëtorëve. Shkaqet janë ende të panjohura. Të paktën 4 persona janë shruar në spital

SHBA: Zjarri në Masaçusets, ku të paktën katër vetë u plagosën për shkak të një dyzine shpërthimesh të lidhura me një difekt në linjën e gazit. Në flakë të paktën 40 banesa dhe biznese në tri qendrat e populluara, jo shumë larg nga Bostoni, ndërsa flakët janë përhapur në disa lagje, duke shkaktuar evakuimine  te gjithë zonës. Tre qytetet  e Massachusetts janë goditur: Lawrence, Andover dhe North Andover. Të paktën katër persona u shtruan në spital, shkruan La Repubblica.it

Usa, 70 esplosioni di gas in tre cittadine del Massachusetts. Decine di edifici in fiamme

 

Policia ka lëshuar urdhrin, ” banorët e  qyteteve që marrin shërbimin e gazit nga Columbia gas service, duhet të evakuojnë banesat e tyre menjëherë në rast se nuk e kanë bërë akoma. Linjat e gazit janë në fazën e heqjes së presionit nga ana e  kompanisë dhe do të duhet pak kohë “.

 

Një nga hipotezat që dalin nga rindërtimet e para të ekspertëve është se ka pasur një problem me presionin në tubacionet e kompanisë. Në fushë, megjithatë, ka zbritur edhe FBI për të hetuar në të gjitha drejtimet. Kushtet e të plagusurve nuk janë të njohura deri tani. ” Janë duke u kryer shpërngulje atje ku vjen erë gazi -.. ka raportuar policia e Massachusetts nëpërmjet Twitter. Por është shumë herët për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.


Kolegji Merrimack ka urdhëruar studentët, mësuesit dhe stafin që të evakuojnë ndërtesat e kampusit “menjëherë”. Gjithkush inkurajohet të mbyllë tubacionet me gaz. “Asnjëherë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë”, tha Roy Vasque, Shefi i Laërence Police, në Eagle-Tribune./360grade.al

 

 


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera