» Video/Shkëmbi masiv shkëputet dhe bie në det – turistët përfshihen nga dallga

Video/Shkëmbi masiv shkëputet dhe bie në det – turistët përfshihen nga dallga

Shkëputja e një shkëmbi masiv në zonën Nauagio, plazhi më i njohur i ishullit Zante në Greqi, për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi.

Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor është bërë një dallgë e madhe që u përplas në breg.

Në momentin e ngjarjes, plazhi ishte i populluar nga dhjetëra pushues, të cilët të kapur nga paniku largohen me shpejtësi.

Mediat greke kanë publikuar pamjet të cilat janë filmuar nga vetë plazhistët, ndërkohë që thuhet se në momentin e shkëputjes së shkëmbit, ndodheshin tre varka me pushues në det.

Raportohet se e plagosur ka mbetur një pushuese.

     


    360grade.al


    Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

    Të tjera