» Mavrajn e lënë nervat: Trajneri është një fatkeqësi njerëzore

Mavrajn e lënë nervat: Trajneri është një fatkeqësi njerëzore

Mërgim Mavraj po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij pasi u deturua të largohej nga Gjermania atje ku luajti për shumë vjet dhe së fundmi ka firmosur në Greqi te Arisi i Selanikut.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare që sezonin e shkuar ishte pjesë e Hamburgut, ka shpërthyer në akuza kundër trajnerit të ekipit gjerman i cili e përjashtoi nga ekipi.

Për “Bild” Mavraj shprehet: 

Trajneri ka të drejtë të përjashtojë lojtarët, por në rrethanat e duhura.  Më erdhi keq, pasi pas rënies nga Bundesliga, u bëra shënjestër për disa nga fansat, ndërkohë që harruan se vetëm një vit më parë më cilësonin si hero kur shpëtuam në fund nga rënia. Mund të them vetëm që trajneri i Hamburgut, Titz, është një fatkeqësi njerëzore. Ndoshta rënia nga kategoria ishte qëllimi i drejtuesve të klubit”.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera