» Ronaldo bën veprime të çuditshme në stërvitjen e Juventusit

Ronaldo bën veprime të çuditshme në stërvitjen e Juventusit

Kristiano Ronaldo nuk e ka nisur aspak mirë aventurën në Itali me Juventusin teksa në 3 javët e para, ende nuk ka gjetur dot rrugën e golit.

Megjithatë, ai nuk mërzitet, por duket se po e shijon në maksimum praninë e tij në Torino.

Në stërvitjen e sotme, portugezi  ka marrë vëmendjen e të gjitha rrjeteve online, pasi është filmuar duke tallur prezantuesit e “Juventus TV”.

Sulmuesi ishte në mes të një seance stërvitore kur ai vuri në dukje gazetarin që fliste në kamera.

Ai u ngjit pas tij, nxori fytyrën dhe imitoi, me prezantuesin që nuk ishte në dijeni. Shokët e skuadrës e kanë shijuar në maksimum komedinë e portugezit.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera