» Vite më parë: Ja si dukej Vera Grabocka kur ishte maturante

Vite më parë: Ja si dukej Vera Grabocka kur ishte maturante

Sot ajo është një ndër femrat më të suksesshme në Shqipëri, idhull për shumë personazhe. Ka fituar zemrat e të gjithëve dhe është padyshim një nga të famshmet më të dashura për publikun. Disa nga formatet më të suksesshme si “Dance with me”, “X Factor”, “Your face sounds familiar”, “Në kurthin e Piter Pan”, ka qenë Vera Grabocka që i ka sjellë në Shqipëri e që ju kanë argëtuar çdo mbrëmje.

Po ashtu, Vera është edhe një ndër VIP-at më të komentuar në media, ndonëse vetë ajo është shumë e rezervuar. Ditën e sotme “Tiranapost.al” ka publikuar një foto të rrallë të maturës së vitit 1968. Në foto shfaqet edhe producentja, vajza me flokët me baluke dhe trikon e bardhë, mes maturantëve të tjerë. “Tiranapost.al”, shkruan se foto është realizuar 50 vite më parë kur Vera ishte vetëm 18 vjeç.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera