» Miliarderi iranian,pas Morena Tarakut i vë syrin një tjetër këngëtareje shqiptare

Miliarderi iranian,pas Morena Tarakut i vë syrin një tjetër këngëtareje shqiptare

Miliarderi iranian, Sasha Sobhani  u bë i njohur për publikun shqiptar pas aludimeve  të shumta që ishte në një marrëdhënie me këngëtaren Morena Taraku .Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht lidhjen, një seri fotosh dhe komentesh në adresat e tyre në Instagram lanë të kuptohej që ata jo vetëm ishin bashkë,por ishin dhe aq të dashuruar sa bënë tatuazh  inicialet e njëri-tjetrit .

Edhe pse lidhja e tyre duket se ka marrë fund , duket se miliarderi e ka të vështirë ti shkëpusë kontaktet me vajzat e Kosovës. Së fundmi ai ka postuar  në Instagram një pjesë te videoklipit “Jake,jake’’  të  këngëtares Dhurata  Dora,dhe i  ka bërë kësaj të fundit follow në Instagram.

Mbase kjo është një rastësi,por mbase është dhë një ngacmim drejt këngëtares. Sido të jetë e vërteta,nuk besojmë se Morena Taraku është e kënaqur nga ky fakt.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera