» Artan Lame: Ja çfarë ndodh me banesat para vitit 1991 nga java e ardhshme

Artan Lame: Ja çfarë ndodh me banesat para vitit 1991 nga java e ardhshme

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame njoftoi paraditen e së enjtes se nga e hëna do të nisë regjistrimi i banesave të para vitit 1991.

“Kjo është sfida e ardhshme e qeverisë. Duke nisur nga 17 shtatori, të gjithë ata që nuk kanë dokument pronësie për banesat para ’91, duhet të paraqiten në sportelet tona për aplikim. Të mbledhin çdo dokument që kanë në lidhje me shtëpitë e tyre të paregjistruara. Kjo nuk është e detyrueshme, por çdo dokument që mund të keni ndihmon institucionin për dosjen. Formulari i aplikimit mund të shkarkohet edhe në faqen e internetit të ALUIZNI-t”, shpjegoi Lame.

“Meqenëse kemi të bëjmë me një problem që prek mijëra familje, do të kërkoja mirëkuptimin e qytetarëve që të mos krijojnë radhë. Të paraqiten fillimisht ata që e kanë të domosdoshme dokumentin e pronësisë: ata që duan ta shesin shtëpinë, ata që duan të marrin kredi ose ata që janë për shpronësim sepse u kalon rruga te shtëpia”, shtoi ai.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera