» Politika shqiptare vuan nga mungesa e thelbit: Dashuria për Vendin e vet…

Politika shqiptare vuan nga mungesa e thelbit: Dashuria për Vendin e vet…

Nga Artur Zheji

Shumëçka thotë Opozita, në adresë të qeverisë, është në të drejtën e saj, kështu ka qenë dhe kështu duhet të jetë.
Mirëpo çështja kryesore qëndron te besueshmëria e fjalëve dhe sidomos te besueshmëria e veprave të djeshme kur ishtë në Pozitë.
Sot shqiptarët edhe kanë edhe skanë nevojë vetëm për denoncime, të cilat kur përsëriten kaq shpesh, nuk krijojnë dot bindjen se e keqja, është eskluzivitet i Km-së së sotëm dhe se largimi i tij, do të sjellë begatinë e shumëpritur.
Kjo mosbindje e popullit, luan në favor të shumicës së sotme, që ka në thelb të strategjisë së saj, pak fjalë: “Po ju, mos i keni bërë gjërat më mirë? Konçesionet, tenderat, aferat, pasuritë e vëna dhe të fshehura e të shpërndara nëpër botë?” e më the të thashë.
Nëse Opozita nuk bind dot shqiptarët, se ka përzënë të korruptuarit e vet nga rradhët e saja, jo si farsë, por si një Vullnet i Ri Moral, dukshëm njerëzit do të rrinë pasivë e do të sodisin me dhimbje të pangushëlluar.
Por mbi të gjitha denoncimet mbeten të pamjaftueshme, në një Vend ku sharjet dhe përgojimet, qarkullojnë me të tepërt dhe shpesh janë bërë stil jete.
Opozita, duhet të jetë “propozitive”, duhet pra, që pasi të prodhojë fakte, të cilat të faktojnë akuzat, duhet të rendisë rrugëdaljet, zgjidhjet dhe instrumentat e zgjidhjes. Përndryshe krijohet një inflacion fjalësh, të cilat, ripërsëritura nuk prekin më, dhe frymëzojnë pak.
Nëse PD, kërkon të largojë KM-në nga pushteti, për të ardhur vetë në pushtet, kjo është krejt e pamjaftueshme, sepse lexohet si një luftë për pushtet dhe kaq.
Nëse PD, nuk është gati të bëjë një Ligj Zgjedhor ndryshe, që të sjellë më të mirët në pushtet dhe për të larguar kalbësirat, nuk mundet të konspirojë me PS, por duhet të dorëzojë pushtet nga vetja dhe nga pushteti i kryetarëve të partive, duke hapur listat, duke bërë konkurime në brendësi të partisë dhe duke ftuar më të mirët e shoqërisë civile.
Duhet pra, ta shndrrojë partinë, sëbashku me LSI dhe të tjerët, në një instrument, në një ftesë për të ringjallur Shqipërinë dhe jo për të katapultuar karierat e shokëve dhe miqve dhe ortakëve.
Nëse këto prirje të reja nuk dalin në dritë, uji turbull turbull, vazhdon të shkojë në mullirin e KM-së, në një mënyrë ose në një tjetër.
Kështu edhe shpegohet parrezikshmëria e deritashme Opozitare, për pushtetin e sotëm.
Duhen shkëndija të reja alternative dhe jo vetëm fjalë e akuza, ndoshta të vërteta por të pafaktuara.

/360grade.al/


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera