» 5 bimët që duhet t’i kemi patjetër, na ndihmojnë të flemë mirë

5 bimët që duhet t’i kemi patjetër, na ndihmojnë të flemë mirë

Veç faktit që janë dekorative, bimët e shtëpisë janë gjithashtu të dobishme për shëndetin tuaj. Disa janë të njohura për efektet e qetësisë dhe pastërtisë, ndërsa mund të përmirësojnë cilësinë tuaj të gjumit. Këto janë pesë bimët më efektive për dhomën tuaj të gjumit që do t’ju ndihmojnë të flini më mirë.

1.Palma Areca

Kjo bimë pastron ajrin dhe largon toksinën dhe dyoksidin e karbonit. Ajo gjithashtu çliron lagështi në ajër, që e bën të domosdoshme veçanërisht në muajt e dimrit.

97555-650-1456221343-item_photo_343477_zoom

2.Aloe Vera

Pavarësisht aftësive të saj shëruese, Aloe Vera është bima më efektive kur vjen puna për të pastruar kimikatet potencialisht të rrezikshme. Ajo lëshon oksigjen gjatë natës.

97305-650-1456221343-mucizevi_sifa_kaynagi_aloe_vera_25

3.Ficus Benjamina

Benjamina është bima numër një për pastrimin e ajrit. Largon më shumë se 70% të benzenit, amoniakut, toluenit dhe papastërtitë e tjera të dëmshme nga ajri, që mund të lëshohen nga gjërat me cilësi të ulët sintetike. Kjo bimë do të përmirësojë cilësinë e gjumit tuaj dhe do të duket shumë bukur në dhomën tuaj të gjumit.

97155-650-1456221343-ficus

4.Sansevieria Trifasciata

Kjo bimë është e mirë për sistemin tuaj të frymëmarrjes dhe të imunitetit. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe të presionit të lartë të gjakut. Ashtu si Aloe Vera, kjo bimë lëshon oksigjen dhe largon dyoksidin e karbonit nga ajri, gjatë natës.

97055-650-1456221343-000003

5.Boston Fern

Boston Fern është e pasur me vajra esencial, flavonoids dhe substanca të tjera. Kjo lule do të jetë një rregullator i shkëlqyer për sistemin tuaj nervor dhe do t’ju ndihmojë që të përballoni stresin.

97455-650-1456221343-papporotnik-1


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera